Ballina Aktualitet

Meta: Reforma në Drejtësi punon vetëm me regji

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar projektrezolutën e votuar sot nga Kuvendi për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin, si një poshtërim për reformën në drejtësi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se drejtësia sot punon me regji dhe kjo rezolutë është një poshtërim më shumë.

“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror”, shkruan Meta.

“Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji. Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës”, thekson Meta.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE do të takohet me Izraelin për të diskutuar marrëveshjen e asociimit për të drejtat e njeriut
Artikulli tjetërSHBA – DASH: Jemi në kontakt me Izraelin pas sulmit në Rafah