Ballina Flash

Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta në turizëm dhe mjedis

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u prit në një takim në Prishtinë nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

Gjatë takimit Kumbaro dhe Aliu biseduan mbi projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e turizmit dhe mjedisit.

“Kënaqësi sa herë takohem me një mik të mirë e bashkëpunëtor të çmuar si Liburn Aliu. Zhvillimin e qëndrueshëm e kemi prioritet të politikave tona ku bashkëndajmë zonat e mbrojtura dhe kemi sinergjinë e vullnetin për të çuar përpara projekte të përbashkëta mes Shqipërisë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Kumbaro.

Ministrja e Kulturës dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në vijim të vizitës së saj në Prishtinë, është takuar dje edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, homologen Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Arrestohet zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm pas akuzave për korrupsion të nivelit të lartë
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje për reforma në politikën ekonomike të BE-së