Ballina Aktualitet

Basha: Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive, pjesë e planit të PD

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të punimeve për finalizimin e programit, ka diskutuar sot me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit të PD të kalkuluar deri në detaje për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku ia vlen të bësh biznes.

“Me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë vijuam diskutimet për finalizimin e planit tonë për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit, për një ekonomi të fortë, vende të reja pune me paga të larta dhe për ta shndërruar në një vend ku ia vlen të bësh biznes”, theksoi Basha.

“Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit tonë të kalkuluar deri në detaje”, nënvizoi kreu i PD.

“Ne do të kemi parashikueshmëri fiskale e konkurrencë të ndershme për çdo investitor dhe biznes vendas dhe të huaj, sepse kështu mund të sigurojmë më shumë investime, më shumë vende pune, më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, u shpreh Basha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli urdhëron ekipin negociator të rifillojë bisedimet për armëpushim në Gaza
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE kritikon manovrat ushtarake kineze pranë Tajvanit