Ballina Bota

FOKUS – Baerbock në vizitë të papritur në Kiev

KIEV, 21 maj /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mbërriti sot në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, në një vizitë që nuk ishte paralajmëruar më parë për arsye sigurie.

Ministrja gjermane bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore të Ukrainës në funksion të ofensivës aktuale ruse.

Ky është udhëtimi i shtatë i Baerbock në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA: Aksioni policor në veri të Kosovës, i pakoordinuar dhe përshkallëzon tensionet
Artikulli tjetërDenaj: Eksportet bujqësore u rritën në sasi me 28.3 % në prill