Ballina Bota

SHBA – Blinken: Kërkesa e ICC për urdhërarrestin e Netanyahut dhe Gallant e turpshme

UASHINGTON, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e refuzojnë kërkesën e prokurorit të ICC-së, Karim Khan, për lëshimin e urdhërarresteve për kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe udhëheqësit e Hamasit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ne hedhim poshtë barazvlefshmërinë e Izraelit me Hamasin. Është e turpshme”, deklaroi Blinken duke nënvizuar se njoftimi mund të rrezikojë negociatat për armëpushimin.

”Thirrja e prokurorit të GJNP-së për urdhërarrestet kundër udhëheqësve izraelitë është e turpshme dhe më lejoni të jem i qartë, çfarëdo që ky prokuror të nënkuptojë, nuk ka asnjë barazvlefshmëri, asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit”, theksoi ai.

”Ne do të jemi gjithmonë në krah të Izraelit kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, tha ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden në një deklaratë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUEFA “Regions’ Cup”, Shqipëria e nis me fitore, mund Armeninë 4-0
Artikulli tjetërVeliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes