Ballina Flash

Rama ndan pamjet: Anijet e para turistike në Shkodër

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Pas një shkëputjeje të gjatë, liqenit të Shkodrës i janë rikthyer anijet turistike, duke tërhequr menjë herë qytetarë e vizitorë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga lundrimet turistike në Liqenin e Shkodrës.

“Anijet e para turistike në Shkodër”, shkroi kryeministri Rama.

Vetë qytetarët e Shkodrës si dhe turistët e shumtë, tashmë mund të shijojnë një peizazh mbresëlënës nga liqeni më i madh i Ballkanit.

Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë mundësuar dy anijet e para turistike, Buna dhe Drini, me kapacitet prej 33 vendesh secila, që do të shërbejnë për lundrimin në liqen. Paralelisht po punohet me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Final 4”, përcaktohet ndarja e tribunave në finalen Partizani–Egnatia
Artikulli tjetërManastirliu: Bursa të veçanta për studentët e mësuesisë dhe paga më të larta për mësuesit