Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 17 maj

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet malore në lindje. Këto vranësira në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara.

Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 4-6 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/29 Diell
Kukës 15/28 Diell re
Lezhë 18/29 Diell
Dibër 14/26 Diell re
Durrës 17/30 Diell
Tiranë 19/30 Diell
Elbasan 18/31 Diell
Berat 17/31 Diell
Vlorë 18/29 Diell
Korçë 13/24 Diell re
Gjirokastër 16/31 Diell
Sarandë 17/30 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLETONI – Arrestohen dy të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/5/2024