KIEV, 17 maj /ATSH-ANSA/- Ukraina nuk mund të ndalohet të përdorë armë të furnizuara nga Perëndimi për të goditur Rusinë, sepse kjo është pjesë e mbrojtjes, jo një sulm, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke iu përgjigjur Pentagonit.
“Unë nuk mendoj se duhet të ketë ndalime, sepse nuk bëhet fjalë për ofensivën e ushtrisë ukrainase me armë perëndimore në territorin rus”, tha ai.
“Këto sulme do të kryhen në “zonën gri”, nga ku autoritetet ruse kanë evakuuar civilët”, shtoi Zelensky duke folur për gazetarët.
“Nuk ka pothuajse asnjë civil në anën e tyre në kufi, për arsye të dukshme”, tha presidenti ukrainas.//a.i/























