Ballina Flash

Pusteci çel i pari sezonin turistik

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Bashkia e Pustecit hapi e para sezonin turistik për këtë vit, nga bashkitë e qarkut të Korçës.

Edhe pse më e vogla në vend, Bashkia e Pustecit, ka një potencial të madh për tërheqjen e më shumë turistëve vendas e të huaj, duke ndihmuar njëkohësisht edhe ekonominë komunitare.

Me rastin e çeljes se sezonit turistik, u organizua edhe një panair, ku i pranishëm ishte edhe prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili përgëzoi kryebashkiakun Pali Kolefski për organizimin dhe punën e mirë promovuese që i ben një prej atraksioneve unike, jo vetëm të qarkut, por edhe Shqipërisë.

“Krijimi i kushteve edhe më të favorshme që qyteza e Pustecit dhe fshatrat përreth të zhvillohen me një vizion të qëndrueshëm ekologjik, është sfida e re e skuadrës së bashkisë, me mbështetjen e institucioneve të tjera”, është shprehur prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale ku edhe ndau një album fotografik nga çelja e sezonit turistik të Pustecit. Jole tha se, investimi i qeverisë me projektin e rëndësishëm të ujësjellësit të realizuar për këtë bashki në vlerën e 455 milionë lekë, ka zgjidhur një nga nevojat më prioritare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransporti i gjelbër, taksitë elektrike dhe transformimi i Piramidës tërheqin vëmendjen e medieve gjermane
Artikulli tjetërGjykata e Durrësit, sekuestro disa pasurive të të dënuarit për trafikim narkotikësh