Ballina Bota

MV – Davkova kryeson bindshëm balotazhin presidencial

SHKUP, 8 maj /ATSH-MIA/ – Rezultatet e para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) publikoi, tregojnë se nga rreth 70 për qind e votave të numëruara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova udhëheq me 361 279 vota (64,30%), ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka gjithsej 166 120 (29,57%).

Sipas të dhënave të KSHZ-së, Siljanovska Davkova udhëheq në 67 komuna, ndërsa Pendarovski në 12.

Për president në raundin e dytë të votimeve do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse për të kanë votuar mbi 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sonte deklaroi se sipas të dhënave të marra deri në orën 18:30 dalja në zgjedhjet për president të shtetit ka qenë 46,34 për qind.

KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të votimit në mënyrë elektronike dhe të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Del në ankand Topi i Artë që iu vodh Maradonës në 1989
Artikulli tjetërMV – VMRO-DPMNE kryeson zgjedhjet parlamentare