Ballina Flash

Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët e Policisë së Shtetit

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe autoritetet e Policisë së Shtetit nderuan sot të rënët në krye dhe për shkak të detyrës.

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut dhe Vitit Jubilar të 80-vjetorit të Çlirimit të Vendit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi ceremoninë e nderimit të të rënëve në krye dhe për shkak të detyrës.

Në ceremoninë e organizuar në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit në Akademinë e Sigurisë, mori pjesë ministri i Brendshëm, . Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe përfaqësues të misioneve të huaja policore në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtuesi i ICITAP (SHBA), Richard Deasy dhe familjarë të dëshmorëve bën homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë Memorialit, ku janë skalitur emrat e Dëshmorëve të Atdheut në radhët e Policisë së Shtetit.

Në mbyllje të ceremonisë, ministri Balla dhe Drejtues Madhor Rrumbullaku përshëndetën familjarët e dëshmorëve dhe trupat policore të rreshtuara në nderim të të rënëve.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Deklarata e çuditshme e Cher
Artikulli tjetërRama: Turistët britanikë çelin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit