Ballina Bota

NJU JORK – Studentët e ”Columbias” bllokojnë ”Hamilton Hall”

NJU JORK, 30 prill /ATSH/ – Dhjetëra protestues pro palestinezë në Universitetin e Columbias kanë intensifikuar protestën e tyre kundër luftës në Gaza duke pushtuar një ndërtesë akademike, shkruan BBC.

Aktivistët e Universitetit të Nju Jorkut bllokuan ndërtesën ”Hamilton Hall”, herët në mëngjes të martën duke u mbyllur nga brenda.

”Columbia” u bëri thirrje studentëve dhe stafit të qëndrojnë larg kampusit.

”Studentët e Columbias për Drejtësi në Palestinë” (SJP), një nga grupet kryesore të protestës, u zotuan të kundërshtojnë urdhrin e universitetit në një postim në X dhe u bëri thirrje aktivistëve të mbronin kampin.

Grupi më pas njoftuan marrjen nën kontroll të ”Hamilton Hall” duke vënë në dukje se kjo ndërtesë ishte gjithashtu në qendër të protestave studentore në 1968.

Një grupim tjetër, ”Columbia University Apartheid Divest” (CUAD), tha se kishte rikthyer ndërtesën për nder të Hind Rajab, një vajze gjashtëvjeçare e gjetur e vdekur në Gaza në fillim të këtij viti.

Një student e përshkroi kampusin si në një “anarki totale’’ me protestuesit që thyen dritaret e ndërtesës për të hyrë, përpara se të bllokonin dyert me mobilie./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTritoli në banesën e gjyqtarit, Balla: Retorika e ngarkuar nga politikanët nxit akte të tilla
Artikulli tjetërDenaj: Të rinjtë vizion të qartë për të ardhmen në bujqësi