PEKIN, 29 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vlerësuar përpjekjet për zbatimin e reformave në Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë një takimi me kryeministrin e shtetit ballkanik, Milojko Spajić.
Scholz foli për një “progres të madh” në përmbushjen e kërkesave gjatë një takimi sot në Berlin,
“Jam i impresionuar nga ambicia, shpejtësia dhe e konsideroj këtë si një ambicie realiste”, tha Scholz.
“Përpjekjet për zbatimin e reformave janë baza që pranimi në BE të realizohet shpejt. Sepse është e orientuar ekskluzivisht drejt meritave të veta”, shtoi ai.
Mali i Zi aplikoi për anëtarësim në BE 16 vjet më parë dhe negociatat filluan në fund të vitit 2012.
Përveç vendit me pak më shumë se 600 000 banorë, pesë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor po aplikojnë gjithashtu për t’u bashkuar: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.//a.i/























