Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 21 prill

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e Dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrushme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendur dhe intervale kthjellimesh deri nga orët e mesditës, më pas mot me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat parashikohet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në qendër.

Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në relievet malore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në relievet malore në lartësit mbi 800-1000m parashikohen reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në Alpe me intensitet mesatar e hera-herë në formë stuhie. Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 Re shi diell
Kukës 0/13 Re shi diell
Lezhë 4/15 Re shi diell
Dibër -1/14 Re shi diell
Durrës 6/18 Re shi diell
Tiranë 6/17 Re shi diell
Elbasan 6/18 Re shi diell
Berat 4/19 Re shi diell
Vlorë 5/17 Re shi diell
Korcë 2/12 Re shi diell
Gjirokastër 5/17 Re shi diell
Sarandë 7/18 Re shi diell

 

 

                                                               

                  

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/4/2024