Ballina Flash

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit në veri janë të hapura

PRISHTINË, 21 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha qendrat e votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat në veri të vendit, janë hapur me kohë dhe çdo gjë ka shkuar në rregull.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi informon se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit pro apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në këto katër komuna, është rreth 46 mijë e 556 votues.

Elezi ftoi të gjithë qytetarët e katër komunave, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit të funksionit të kryetarit të komunës së tyre.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Rrëzohen dy helikopterë ushtarakë me tetë pasagjerë
Artikulli tjetërRama ndan pamje të Pukës së mbuluar nga dëbora