Ballina Bota

F1 – Verstappen fiton Çmimin e Madh të Kinës

SHANGAI, 21 prill /ATSH-DPA/ – Kampioni Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Kinës të parë në Formula 1, duke përfunduar një fundjavë të përsosur pasi fitoi edhe garën e sprintit.

Pilorti i Red Bull ruajti pozicionin e tij në fillim, duke marrë një epërsi prej 1.6 sekondash në fund të xhiros së parë pasi i mbijetoi një sulmi nga Fernando Alonso i Aston Martin.

Lando Norris i McLaren dhe Sergio Perez i Red Bull-it përfunduan podiumin e GP-së së parë kineze që nga viti 2019. Për shkak të pandemisë Covid-19, gara nuk u zhvillua nga viti 2020 në 2023.

Verstappen humbi epërsinë vetëm në xhiron e 13-të pasi ndaloi për një ndërrim gomash, duke rifituar pozicionin shtatë xhiro më vonë.

Kishte dy periudha sigurie, por holandezi nuk u ndje i kërcënuar në asnjërën prej tyre.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë
Artikulli tjetër16 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba nga Policia Rrugore në një javë