Ballina Flash

Rama ndan pamje nga Dardha e mbuluar nga dëbora e prillit

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Dardha, fshati turistik 18 kilometra në juglindje të Korçës është mbuluar në këto ditë prilli nga reshjet e dëborës, duke ofruar një peizazh mbresëlënës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të Dardhës nën petkun e dëborës.

Dardha, fshati i vendosur në shpatet malore të Moravës, mbetet një prej destinacioneve dimërore më të bukura në Shqipëri. Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave  në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Por edhe këtë fundjavë të pasionuarit pas skive mund ta vizitojnë Dardhën, ku mund edhe të shijojnë kulinarinë e zonës.

Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjyshja dorëzon nipin 3 vjeç në polici, Balla: Amari mbërriti në krahët e nënës së tij
Artikulli tjetërKapet anëtari i një grupi kriminal i dënuar me 8 vite burg në Itali