Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 20 prill

TIRANË, 20 prill /ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e Shtunë vendi ynë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të situatës meteorolgjike më një tendëncë rritje të presionit atmosferik krahasuar më këto ditë që po lëmë pas.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme dhe të larta kryesisht në veri të vendit dhe përqëndruar në relievet malore.  Vranësirat parashikohet të vijnë në shtim në orët e vona të pasdites ku gradualisht kemi dhe rikthim të reshjeve të shiut.

Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Era do të fryjë me drejtim e lehtë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era kryesisht në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi 11-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/17 Diell re
Kukës 5/14 Diell re
Lezhë 9/17 Diell re
Dibër 5/14 Diell re
Durrës 10/19 Diell re
Tiranë 10/19 Diell re
Elbasan 9/17 Diell re
Berat 9/19 Diell re
Vlorë 9/18 Diell re
Korcë 5/14 Diell re
Gjirokastër 7/19 Diell re
Sarandë 9/18 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli Ekonomik Kombëtar diskuton për politikat e gjelbra e legjislacionin mjedisor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/4/2024