Ballina Flash

Pupëza, shpendi i rrallë verues fotografohet në Shqipëri

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka fotografuar një shpend të rrallë shtegtues që vjen në vendin tonë, pupëzën.

Pupëza (Upupa epops) është një ndër shpendët më të bukur, shumëngjyrësh dhe me një kurorë të veçantë, e cila e dallon nga shpendët e tjerë. Ai është shpend verues në Shqipëri, i cili vjen në pranverë kryesisht gjatë muajit prill dhe largohet sërish drejt Afrikës, në muajt gusht-shtator.

Në Shqipëri, pupëza haset kryesisht në zonat bregdetare dhe në ato kodrinore.

Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë të faunës së egër ka bërë që popullatat e çdo lloji të shtohen vit pas viti dhe gjithnjë e më shumë zogj shtegtarë të vijnë për verim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Zhvillimet minutë pas minute të sulmit izraelit kundër Iranit
Artikulli tjetër“Funky Days & Night”, 3 ditë magjike tek Pazari i Ri