TIRANË, 18 prill /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,62 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,40 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 95,00 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 101,35 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118,48 lekë ose 0,74 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 104,51 lekë, ose 0,47 lekë më pak se ditën e mërkurë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 95.00 | -0.62 | |
| Euroja | EUR | 101.35 | -0.40 | |
| Poundi britanik | GBP | 118.48 | -0.74 | |
| Franga zvicerane | CHF | 104.51 | -0.47 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 61.54 | -0.33 | |
| Dollari australian | AUD | 61.19 | -0.24 | |
| Dollari kanadez | CAD | 69.06 | -0.21 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.72 | -0.02 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.63 | -0.08 | |
| Korona daneze | DKK | 13.59 | -0.05 | |
| SDR | SDR | 126.93 | -0.83 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 226099.05 | -2,644.55 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2703.81 | -24.42 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 13.12 | -0.09 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 13.10 | -0.09 | |
| Lira turke | TRY | 2.92 | -0.02 | |
/r.e/























