Ballina Flash

Vrasjet e grave, Kosova në zi të mërkurën

PRISHTINË, 16 prill /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, pas vrasjes në Pejë, e dyta kjo brenda një kohe të shkurtër.

Pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj nga ish-bashkëshorti, një tjetër rast makabër ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Gjyljeta Ukella nga Peja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

“Shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Demenca zvogëlohet në zonat e gjelbra dhe me pak kriminalitet
Artikulli tjetërFOKUS – Irani: Në rast sulmi nga Izraeli do të përdorim armë që nuk janë parë kurrë