Ballina Aktualitet

Pirdeni në Bruksel: Vazhdim i reformave gjithëpërfshirëse për integrimin në BE

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në samitin e 5-të për Demokraci në Evropën Juglindore, që u mbajt në Bruksel.

Ministrja Pirdeni bëri të ditur se gjatë fjalës së saj në këtë samit e vuri theksin te vazhdimi i reformave solide dhe gjithëpërfshirëse, në drejtim të transformimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, si dhe avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Samiti organizohet nga International Republican Institute me mbështetjen e National Endowment for Democracy.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit
Artikulli tjetërKRIME – Mbi 200 kafshë ekzotike shkrumbohen nga zjarri në kopshtin zoologjik