Ballina Bota

SIDNEJ – Disa të vdekur pas sulmit në një qendër tregtare

SIDNEJ, 13 prill /ATSH-ANSA/ – Disa të vdekur pas një sulmi në qendrën tregtare të Sidnejt ”Westfield”, sipas asaj që shkruan ”Sydney Herald”, që citon një dëshmitar që thotë se ka parë disa të shtritë në tokë.

”Disa indikacione tregojnë se aty mund të ketë gjashtë të vdekur”, shkruan ndërkohë ”Sydney Morning Herald”, ndërsa ”The Guardian” bën fjalë për katër viktima.

Televizioni australian ABC gjithashtu i referohet mundësisë që atje mund të kenë qenë dy sulmues, por lajmi nuk konfirmohet.

Kanali televiziv australian ”Channel 9” raporton se mes tyre është edhe një foshnjë nëntë muajshe.

Sipas medias, sulmi ka ndodhur me armë të ftohta./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – SHBA dhe BM ndalojnë tregtimin e metaleve ruse në bursat më të mëdha botërore
Artikulli tjetërANTALIA – Një i vdekur dhe dhjetëra të bllokuar nga përplasja e teleferikut