Ballina Bota

BERLIN – Gjermania dërgon ”Patriot” në Ukrainë

BERLIN, 13 prill /ATSH- ANSA/  – Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë një sistem të ri të mbrojtjes kundërajrore Patriot në Ukrainë për të ndihmuar forcat e armatosura të shmangin sulmet në rritje.

“Për shkak të rritjes së sulmeve ajrore ruse kundër Ukrainës, qeveria gjermane ka vendosur të forcojë më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, deklaroi ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Kievi po negocion në mënyrë aktive për dy bateri të raketave Patriot dhe një nga sistemi i armëve Samp-T.

Kuleba theksoi  se kishte folur me homologun e tij italian Antonio Tajani, në lidhje me hapat konkretë sesi Italia mund të marrin një rol aktiv në kërkimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe marrjen e vendimeve të koordinuara për dërgimin e tyre në Ukrainë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana mund Kukësin, shpreson për “Final Four”
Artikulli tjetërManastirliu: Shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” dhe konvikti, standarde europiane