TIRANË, 11 prill/ATSH/- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për ndryshimin e përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në njoftimin për ndryshimin e përbërjes së këtij grupi, Bardhi thekson se “është vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature. Për këtë arsye të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024”.
Bardhi i kërkon Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që këtë ndryshim ta pasqyrojë në organet e Kuvendit.
























