Ballina Bota

SHBA – Biden: Netanyahu po gabon

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden foli në një intervistë të transmetuar të martën kundër politikës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës duke e konsideruar atë një gabim.

Ai i kërkoi gjithashtu Izraelit arritjen e një armëpushimi.

“Unë mendoj se ajo që ai po bën është një gabim”, deklaroi Biden.

”Unë nuk jam dakord me qasjen e tij”, tha presidenti amerikan në një intervistë për stacionin e gjuhën spanjolle ”Univision”, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me zhvillimin e luftës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro takon artistë të Ansamblit Popullor: Trashëgimia kulturore, pjesë e ofertës turistike
Artikulli tjetërKPK kërkesë Kuvendit për rritjen e pagave të administratës