Ballina Flash

“Kinemaja në rajone” çon në Gjirokastër filmin “Një jetë me ty” të Erion Kames

TIRANË, 8 prill/ATSH/ “Një jetë me ty”, filmi me metrazh të gjatë i regjisorit Erion Kame, u shfaq për publikun në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës, në kuadër të projektit “Kinemaja në Rajone”, si një bashkëpunim mes Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) dhe qendrës “Cinespia 67”.

Filmi trajton ngjarje nga jeta e përditshme e një çifti të martuar prej 10 vitesh, që tregojnë historinë e marrëdhënies së tyre, në krizë. Situata ndërlikohet edhe më shumë dhe shkon deri në proces divorci, por koha tregoi të kundërtën. Sa më shumë kohë që kalojnë larg njëri-tjetrit, aq më tepër i bën të rizbulojnë njëri-tjetrin dhe të marrin një vendim të ri për fatin e tyre dhe të fëmijëve.

Filmi u mirëprit me interes nga publiku gjirokastrit. COD njoftoi se më 12 prill ky film do shfaqet edhe për publikun e qytetit të Përmetit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTakimi i Komisionit për Evropën të OBT-së në Tiranë, Rama: Ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë
Artikulli tjetërFRANKFURT – Arrihet marrëveshja për pagat mes “Verdi” dhe operatorëve të aeroportit