Ballina Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Vangjush Dakon

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lejë në fuqi masën arrest shtëpie për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion. SPAK kërkoi kthimin e masës “Arrest me burg” për ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit.

Dako u lirua nga masa “arrest me burg” më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit. SPAK kërkoi kthimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, por Apeli i GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Çokollata parandalon Alzheimerin dhe ndihmon në humbjen e peshës
Artikulli tjetërVeliaj pret sekretarin e OBT për Europën: Hapim një akademi ekselence për Turizmin