Ballina Bota

BRUKSEL – Jurova: Çështja e ndikimit rus është vetëm maja e ajsbergut

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-DPA/ – Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jourova pret akuza të mëtejshme në lidhje me pagesat e mundshme sekrete nga Rusia ndaj politikanëve evropianë, si pjesë e një fushate dezinformimi.

Gazeta çeke ”Denik N” raportoi se politikani i ekstremit të djathtë Petr Bystron, një anëtar i parlamentit gjerman nga ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), dyshohet se ka pasur kontakte me platformën pro ruse të internetit ”Zëri i Evropës” (VoE) dhe mund të kenë pranuar para.

Qeveria e Pragës së fundi e vendosi faqen në një listë kombëtare të sanksioneve.

Bystron u lind në atë që ishte Çekosllovakia e atëhershme përpara se të transferohej në Gjermani.

“Jam i bindur se ajo që ne dimë tani është vetëm maja e ajsbergut”, theksoi Jourova.

Ajo supozon se Rusia po paguan shumë më tepër politikanë ose njerëz me ndikim në Bashkimin Evropian sesa dihej më parë.

“Sigurisht, ne si politikanë nuk i kemi mjetet për të përcaktuar se kush janë ata, por shërbimet sekrete janë të gatshme të zbulojnë informacionin dhe t’ia tregojnë publikut dhe kjo është një gjë e mirë”, vuri në dukje ajo./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ shtyn shqyrtimin e dy çështjeve për ditën e martë
Artikulli tjetërBalla: Ndalohen 36 drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë