Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 3 prill 2024

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Azoret.

Moti parashikohet i kthjellët me kohëzgjatje me diell e me vranësira të pakta kalimtare.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-9m/sek e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/23 Diell
Kukës 11/22 Diell
Lezhë 9/22 Diell
Dibër 8/20 Diell
Durrës 9/22 Diell
Tiranë 12/23 Diell
Elbasan 11/23 Diell
Berat 12/23 Diell
Vlorë 13/24 Diell
Korcë 8/20 Diell
Gjirokastër 8/24 Diell
Sarandë 14/20 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj me biznesin për pr.ligjin e përfaqësimit të sipërmarrjes
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/4/2024