Ballina Flash

Agjencia e Barnave: Bari “Ventolin” në farmacitë e rrjetit të hapur

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore informoi sot se bari “Ventolin Evohaler, box x flacon x200 doses” është gjendje në farmacitë e rrjetit të hapur, nga data 15 shkurt.

Referuar sistemit të të dhënave të importeve, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton se bari aktualisht qarkullon në farmacitë e rrjetit të hapur dhe mund të merret si nga pacientët që përfitojnë barna me rimbursim, ashtu edhe nga pacientë me përshkrimin e mjekut.

Po ashtu, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore informoi se gjatë kësaj periudhe është importuar në mënyrë të rregullt edhe bari “Buto Asma” si alternativë e dytë bari në rimbursim.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Rrugore: 27 shoferë të ndaluar dhe 18 719 gjoba në një javë
Artikulli tjetërITALI – Lindjet bien për të 15-in vit në nivel rekord