TIRANË, 29 mars /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,50 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,60 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 95.37 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 102.87 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 120.34 lekë ose 0.59 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 105.81 lekë ose 0.12 lekë më pak se ditën e enjte.
Ekspertët shprehen se, faktorët kryesorë të kursit duket se diktojnë presione të reja rënëse mbi kursin e këmbimit euro/lek. Hyrja në sezonin e pranverës dhe të sezonit turistik, pritet të shtojë më tej hyrjet e turistëve të huaja dhe prurjet valutore në ekonomi. Kjo ka krijuar premisa për një cikël të ri të forcimit të lekut që po shfaqet vitet e fundit.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 95.37 | -0.50 | |
| Euro | EUR | 102.87 | -0.60 | |
| Poundi Britanik | GBP | 120.34 | -0.59 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.81 | -0.12 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 63.03 | -0.30 | |
| Dollari Australian | AUD | 62.11 | -0.14 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 70.39 | -0.13 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.92 | -0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.78 | -0.07 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.79 | -0.08 | |
| SDR | SDR | 127.42 | -0.67 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 212901.67 | +1,078.82 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2385.68 | +19.27 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.21 | -0.05 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.15 | -0.05 | |
| Lira Turke | TRY | 2.95 | -0.03 | |






















