Ballina Ekonomi

Sejko: Kredia me probleme është ulur në 4.7%

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e cilësoi një arritje të madhe për ekonominë e vendit që niveli i kredive me probleme është ulur nga 25% në 4.7%.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Guvernatori theksoi se, tregues pozitiv regjistron sot edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Trendi në rritje i ekonomisë ka ndikuar në uljen e kredisë me probleme.

Turizmi por edhe sektor të tjerë vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë.

Gjithashtu sipas Sejkos, një ndikim të rëndësishëm dha edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.

Ndërkohë që rritja e portofolit të kredisë ndihmoi gjithashtu në uljen e peshës specifike të portofolit të kredive me probleme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada gjermane: Krenarë për mbështetjen 10-vjeçare të arsimit profesional
Artikulli tjetërFOKUS – Koreja e Jugut përballet me një krizë demografike