Ballina Flash

Sfidat e gazetarisë dhe konflikti në Ukrainë

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Në Qendren për Hapje dhe Dialog (COD) u zhvillua aktiviteti me temë: “Media dhe Shoqëria Civile në kohë krizash dhe konfliktesh”, organizuar në kuadër të ekspozitës “Ukraina: Një Krim Lufte”, një bashkëpunim mes COD-it, Fondacionit Shoqëria e Hapur në Ballkanin Perëndimor dhe FotoEvidence.

Paneli në moderimin e gazetarit Blendi Salaj, mirëpriti diskutimet mbi sfidat e gazetarisë në kohë krizash dhe luftërash, vërtetësinë e lajmit dhe ndikimi i “Fake News” si dhe kontributi i shoqërisë civile në këto momente krizash aksioni i saj me median, etj. Diskutimet u plotësuan nga paneli me Remzi Lanin, nga Instituti Shqiptar i Medias, gazetarin dhe përfaqësuesin e Shoqërisë Civile, Lutfi Dervishi, si dhe me gazetarin i cili ka prekur vetë tokën ukrainase, reporter i konflikteve në media, Julian Kasapi.

Ndërkohë që agresioni rus vijon në Ukrainë dhe lufta ka hyrë në vitin e tretë, konflikti vuan për vëmendjen e medieve dhe kjo sjell efektin tek zhvillimet brenda zonës së luftës, kur shumë çka mund të ndodhë jashtë vëmendjes së medieve dhe publikut.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Artikulli tjetërPORTUGALI – Konservatori Luis Montenegro kryeministri i ri i vendit