Ballina Aktualitet

Peleshi: Efektivët e EOD, punë të jashtëzakonshme në batalionin e NATO-s në Letoni

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi sot kontributin e efektivëve të Asgjësimit të Municioneve të Pashpërthyera (EOD) në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.
Ministri theksoi se që prej krijimit 25 vjet më parë, kompania e Asgjësimit të Municioneve të Pashpërthyera (EOD), ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm jo vetëm në sigurinë e reparteve ushtarake dhe territoreve përreth, por edhe në sigurinë e banorëve dhe veprave civile.
Peleshi theksoi se “prej 7 vitesh efektivët e EOD kontribuojnë në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dhe siguruar interesat e Aleancës së NATO-s”.
“Përulemi me respekt ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve, major Klodian Tanushi, kapter Agim Mekollari, rreshter Namik Gjolena, tetar Sadik Basha dhe nëntetar Zarife Hasanaj”, u shpreh ministri.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Dashuria e ish-presidentit Obama për basketbollin
Artikulli tjetërDita Botërore e Sindromës Down, Koçiu vizitë në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët