Ballina Aktualitet

Muaji i Ramazanit, ambasada e SHBA shtron darkë iftari

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara shtroi një darkë iftari sonte në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri morën pjesë në darkë, duke shfaqur traditën e jashtëzakonshme të tolerancës ndërfetare të Shqipërisë.

I Ngarkuari me Punë David Wisner theksoi se tradita e kahershme e tolerancës, pranimit dhe bashkëpunimit në Shqipëri vazhdon, ndaj nxiti të rinjtë e pranishëm që ta mbështesin dhe vazhdojnë këtë praktikë të admirueshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Asnjë marrëveshje me opozitën, komisionet hetimore respektojnë Kushtetutën
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 22 mars 2024