TIRANË, 22 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash mesatare e hera–herës të dendura të tipit të lartë transparente, pas orëve të mesditës mot i kthjellët.
Era do të të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, duke u shoqëruar me valëzimnë dete të forcës 1-2 ballë.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/20 | Diell re |
| Kukës | -1/17 | Diell re |
| Lezhë | 2/20 | Diell re |
| Dibër | -1/17 | Diell re |
| Durrës | 7/21 | Diell re |
| Tiranë | 8/21 | Diell re |
| Elbasan | 7/19 | Diell re |
| Berat | 3/22 | Diell re |
| Vlorë | 9/20 | Diell re |
| Korçë | 0/15 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/18 | Diell re |
| Sarandë | 8/20 | Diell re |






















