Ballina Flash

Media britanike “Express” shkrim për aeroportin e Vlorës, Dredha: Shembull spektakolar i një Shqipërie të etur për zhvillim

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë përmes rrjeteve sociale artikullin e publikuar në median britanike “Express”, të gazetares Alice Scarsi, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që do të nxisë edhe më tej shtimin e turistëve në vendin tonë.

Dredha thekson se Vlora po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga pikëmbërritjet më të lakmuara turistike.

“Për median e huaj, aeroporti i Vlorës, tashmë një realitet gjithnjë e më shembullor e spektakolar i një Shqipërie të etur për zhvillim, do të jetë një kompleks ultramodern, portë e hapur drejt ujërave të kristalta të Jonit për mbi 1 milion turistë që presim mes marsit e dhjetorit të 2025-ës!”, shkruan Dredha.

“Vlora me bregdetin saj të mahnitshëm shkëmbor, plazhet e mrekullueshme, ushqimet e shijshme e trashëgiminë e pasur historike e kulturore, po kthehet në një nga pikëmbërritjet më të lakmuara turistike”, përfundon Dredha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, dinari – temë e bisedimeve
Artikulli tjetërBSH: Investimet e huaja u rritën në 1.1 miliard euro në 9-mujorin 2023