TIRANË, 18 mars/ATSH/ Në Partinë Socialiste që prej nisjes së fushatës për anëtarësimet e reja janë regjistruar 29 225 të tilla.
Kryeministri, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale shifrat e anëtarësimeve të reja sipas çdo qarku të vendit.
“PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo ndër ju që ende nuk është bërë pjesë e saj, pavarësisht nëse e keni votuar ose jo, e nëse doni që ajo të bëhet më e mirë bëhuni pjesë e saj me zërin tuaj”, theksoi Rama.
Rama fton qytetarët të bëhen pjesë e PS-së, me qëllim ripërtëritjen e saj.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Durrës, Rama u shpreh dje se objektiv mbetet arritja e 50 mijë anëtarësimeve të reja deri në Kongresin e qershorit.
/k.s/























