Ballina Flash

“Qendra e Librit” dhuron 100 libra nga letërsia gjermane

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i dhuroi Bibliotekës së Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, mbi 100 libra nga letërsia gjermane, pjesë e ekspozitës “Gjermanishtja, është një gjuhë shumëngjyrëshe”, e cila u hap disa muaj më parë në QKLL, nga Panairi i Librit në Frankfurt.

Lajmi u dha nga drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, përmes rrjeteve sociale, ku Bardhyli shkroi se, uron që këto libra të jenë një frymëzim për studentët e gjermanishtes, të cilët do të jenë nesër përkthyesit nga kjo gjuhë.

Përgjatë “Tetorit gjerman”, QKLL pati në mjediset e saj ekspozitën “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”, me 300 libra nga letërsia gjermane, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Panairit të Frankfurtit, Juergen Boss, ambasadori gjerman në Tiranë, Bergner e personalitete të tjera të letrave.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe: Vlera e investimit në Sazan me interes, na duhet turizëm gjithëvjetor
Artikulli tjetërRama ndan artikullin e “The Guardian”: Sporti i kalërimit në Shqipëri, ndër 10 aktivitetet europiane të aventurës