Ballina Aktualitet

Nikolla takon Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, Asaf Hajiyev

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Asaf Hajiyev.

Kryetarja Nikolla dhe Sekretari Hajiyev diskutuan mbi përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të PABSEC, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 13-14-15 maj.

Kuvendi i Shqipërisë mban aktualisht Presidencën e radhës të PABSEC dhe po punon për rritjen e rolit të Organizatës për zhvillimin, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe paqen në rajon.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA përkujton Musine Kokalarin: Një nga gratë më të guximshme shqiptare, sfidoi regjimin komunist
Artikulli tjetërNdihmëssekretari amerikan Robinson, vizitë në Shqipëri dhe Kosovë