Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Gaza si një varr i hapur

BRUKSEL, 18 mars /ATSH-AFP/ – Rripi i Gazës është tashmë një varr i hapur, pasi ka qenë një burg në qiell të hapur, denoncoi sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

“Gaza ishte para luftës burgu më i madh në qiell të hapur. Sot ajo është varreza më e madhe e hapur për dhjetëra mijëra njerëz, por edhe për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”, tha Borrell, pak para fillimi i takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

”Në Gaza nuk jemi më në prag të urisë, ne po përballemi me një zi buke që prek mijëra njerëz”, tha ai.

”Është e papranueshme që uria të përdoret si armë lufte”, denoncoi ai sërish, siç bëri javën e kaluar para OKB-së.

”Ministrat e Jashtëm evropianë do të diskutojnë sot situatën në Gaza, por asnjë vendim i madh nuk pritet të merret”, pranoi kreu i diplomacisë lituaneze, Gabrielius Lansbergis.

Megjithatë, ministrat pritet të shpallin sanksione kundër kolonëve izraelitë, të akuzuar për abuzime kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan artikullin e “The Guardian”: Sporti i kalërimit në Shqipëri, ndër 10 aktivitetet europiane të aventurës
Artikulli tjetërPorti i Durrësit, përpunohet anija me 870 njësi kontejnerike