Ballina Aktualitet

Rama: Vlora, një nga pikat ku shembujt e progresit janë të shumtë

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në Vlorë për procesin e rienergjizimit të PS me organizatat socialiste 4454 dhe 4547, i cili vijon me anëtarësime të reja.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “kudo, në çdo cep të Shqipërisë ne mund të marrim shembuj sa të duam për progresin e bërë, por edhe për rrezikun që progresi të mos vazhdojë ashtu siç duhet”.

“Vlora është një nga pikat ku shembujt e progresit të bërë janë të shumtë, por është edhe një nga pikat ku mund të shihet se sa shumë ka për të humbur nëse PS nuk është në lartësinë e detyrës, nëse PS nuk është në gjendje që të mendojë dhe të sillet si një forcë që ka mbi shpatulla Shqipërinë”, theksoi Rama.

“Nëse Vlora është një vend ku ne kemi marrë rezultate të cilat në dukej janë rezultate të larta, në fakt, në thelb Vlora është një vend ku ne nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mund të marrim, që do të thotë që ambicia jonë duhet të jetë për më shumë. Ambicia jonë duhet të jetë që potencialin që kemi ta shfrytëzojmë maksimalisht, sepse që ta themi të tërën, në Vlorë trëndafili fiton vetë”, shtoi Rama.

“Çështja nuk është a fitojmë, a s’fitojmë, çështja është çfarë bëjmë me fitoren, sepse ajo që ne duhet të marrim mbrapsht për Shqipërinë nga Vlora dhe nga të gjitha vendet është një rritje ekonomike më e madhe, që do të thotë na duhet që të bëjmë më shumë, shumë më shumë”, nënvizoi Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ekonomia e drejtësia mund të bien përsëri në një “status-quo” pa një PS të fortë
Artikulli tjetërAmbasadori i BE, Szunyog takohet me serbët në veri