Ballina Flash

Gonzato: Studentët, kontributorë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

TIRANË, 13 mars /ATSH/ E ardhmja e Shqipërisë, vendi i saj në BE, sfidat me të cilat përballen dhe shpresat e tyre – këto ishin në qendër të diskutimit që ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato, zhvilloi me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

I befasuar vërtetë shumë nga kurioziteti i madh që kishin për çështjet e jashtme dhe diplomacinë, ambasadori Gonzato i këshilloi studentët që të ndjekin pasionin e tyre për diplomacinë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi të mirë që iu jepet.

“Me mbështetjen e plotë të BE-së, janë ata që mund të kontribuojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të kenë një ndikim vërtetë domethënës”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendimi për manastirin, Von Cramon: Sundimi i ligjit, thelbësor për një shoqëri evropiane
Artikulli tjetërDita e Verës, Rama: E premtja, ditë pushimi për administratën