Ballina Aktualitet

Drejtoria e Arsimit Parauniversitar: E premtja, pushim në të gjitha institucionet arsimore publike/jopublike

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar informoi se dita e premte, 15 mars do të jetë pushim në të gjitha institucionet arsimore publike/jopublike, për nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin.

Vendimi i DAP erdhi pasi Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi për të gjithë adminsitratën publike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamjet: Elbasani ndizet që me natë për Ditën e Verës
Artikulli tjetërKoçiu në Nju-Jork: Prioritet, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor