Ballina Aktualitet

Rama: Në Shkodër për detyrat e shtëpisë

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryetarët e Bashkive për një takim punës mes qeverisë dhe bashkive për arritjet dhe problematikat.

“Në Shkodër për detyrat e shtëpisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale teksa ndau pamje nga takimi i sotëm.

Gjatë këtij takimi pune me dyer të mbyllura, u diskutua  për pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Në fokus të diskutimeve ishin shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMazniku: 20% e granteve për bashkitë në bazë të performancës  
Artikulli tjetërRama: Reforma territoriale ka dhënë rezultat, nevojitet tjetër fazë me më pak bashki