Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Zgjedhjet e marsit do të jenë të fundit për mua

ANKARA, 8 mars /ATSH-ANSA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se zgjedhjet lokale të planifikuara më 31 mars do të ishin të fundit, njoftoi sot gjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.

Fituesi i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara ashpër në maj 2023.

“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë me ligj, këto janë zgjedhjet e mia të fundit”, tha Erdogan.

“Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, tha Erdogan. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodra në prag të muajit të Ramazanit, Rama ndan pamjet
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 9 mars 2024