Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 9 mars 2024

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në orët e pasdites. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Më pas reshjet do të jenë të herëpasherëshne me intensitet të ulët si dhe lokalisht në intervale të shkurtra kohore deri mesatar në formë rrebeshesh të shpejta si dhe shtrëngata të karakterit lokal.

Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/17 Re shi diell
Kukës 1/12 Re shi diell
Lezhë 5/16 Re shi diell
Dibër 1/12 Re shi diell
Durrës 7/16 Re shi diell
Tiranë 6/16 Re shi diell
Elbasan 5/16 Re shi diell
Berat 4/17 Re shi diell
Vlorë 6/16 Re shi diell
Korçë -1/12 Re shi diell
Gjirokastër 3/16 Re shi diell
Sarandë 5/16 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan: Zgjedhjet e marsit do të jenë të fundit për mua
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/3/2024