Ballina Bota

F1 – Arabia Saudite, stacioni i radhës

XHEDA, 8 mars /ATSH-AA/ – Arabia Saudite do të jetë mikpritësja e garës së dytë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 50 xhiro do të zhvillohet në pistën “Corniche” me një gjatësi prej 6,1 kilometra që ndodhet në Xheda. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 18:00, kurse gara më 9 mars të shtunën në të njëjtën orë.

Garën e parë të sezonit në Bahrein e fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

 

Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 26 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 18

3. Carlos Sainz (Spanjë): 15

4. Charles Leclerc (Monaco): 12

5. George Russell (Britani e Madhe): 10

 

– Ekipet

1. Red Bull: 44

2. Ferrari: 27

3. Mercedes: 16

4. McLaren: 12

5. Aston Martin: 3   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 marsi, Veliaj nderon me certifikata mirënjohjeje punonjëset në prag pensioni
Artikulli tjetër“E drejta e informimit në dokumentet historike”, Komiteti i AP të KiE mbështet rezolutën e Bushkës