Ballina Bota

AMSTERDAM – Protesta kundër vizitës së presidentit izraelit Herzog

AMSTERDAM, 8 mars /ATSH-DPA/- Xhamitë holandeze kanë protestuar kundër pranisë së presidentit izraelit Isaac Herzog në hapjen e Muzeut Kombëtar të Holokaustit, në Amsterdam.

“Vizita është e padëshiruar për shkak të rolit të tij në sulmet izraelite në Rripin e Gazës”, tha sot në Amsterdam organizata ombrellë e xhamive.

Mbretit Willem-Alexander iu kërkua të mos e priste Herzog dhe protesta kundër vizitës së presidentit izraelit do të zhvillohet të dielën.

Mbreti do të hapë Muzeun e Holokaustit në kryeqytet të dielën.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidenti austriak Alexander van der Bellen dhe kryetarja e Këshillit Federal Gjerman, Manuela Schwesig.

Gjermania ka kontribuar rreth 4 milionë euro (4,4 milionë dollarë) në kostot e muzeut.

“Mbreti do të marrë pjesë në hapjen siç ishte planifikuar”, tha një zëdhënës i qeverisë, duke shtuar se muzeu i ri ka një rëndësi të madhe për Holandën.

Kryeministri Mark Rutte ka planifikuar të takohet me Herzogun të dielën për të diskutuar situatën humanitare në Rripin e Gazës.

Shoqata e xhamive e quajti Herzogun “shumë të diskutueshëm” dhe iu referua deklaratave të bëra nga presidenti në lidhje me luftën e Gazës.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendimi i KiE për nxjerrjen e Shqipërisë nga monitorimi, Nikolla: Legjitim dhe i merituar
Artikulli tjetërBeqaj paraqitet në SPAK: Gjykata ta ndajë, jam në hetim apo palë e tretë